Topi pret Menduh Thacin
Presidenti i Republikes, Bamir Topi priti sot Kryetarin e Partise Demokratike Shqiptare te Maqedonise, Menduh Thaçi. Presidenti Topi dhe zoti Thaçi diskutuan mbi klimen parazgjedhore ne Maqedoni dhe rolin e partive politike ne shtetin fqinj. Kreu i shtetit shqiptar theksoi nevojen e bashkepunimit mes partive shqiptare ne te mire edhe te se ardhmes se shqiptareve ne Maqedoni.
Ai inkurajoi bashkepunimin mes udheheqesve politike shqiptare ne Maqedoni duke “iu larguar perfundimisht mosmarreveshjeve te vjetra dhe te shkojne ne zgjedhje larg mendesive te konfliktualitetit dhe perplasjeve tradicionale”.