E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi-qytetarëve: Votoni! Abstenimi sëmundja më e rëndë e demokracisë

Ish-sportisti Artin Kovaçi kryeson listën e FRD në Elbasan

topi elbasanElbasani në një takim entuziast ka mirëpritur dhe mbështetur 14 kandidatët e FRD-së në betejën zgjedhore 2013 në këtë qark të udhëhequr nga Artin Kovaçi, ish-sportist dhe përfaqësues i qytetarisë së vjetër elbasanase. Kryetari Bamir Topi e nisi fjalën duke përshëndetur ngrohtësisht banorët e qarkut të Elbasanit dhe duke i çmuar ata për vlerat, traditën, ekuilibrin dhe dinjitetin që kanë dëshmuar në vite. Më tej Topi u tha pjesëmarrësve në takim se 23 qershori është fare pranë, ndaj mos qëndroni indiferentë sepse abstenimi është sëmundja më e rëndë e demokracisë. Një thirrje të veçantë kryetari i Frymës së Re Demokratike u bëri demokratëve të ndershëm të qarkut të Elbasanit duke i ftuar të jenë pjesë e FRD-së, pjesë e një formacioni të vërtetë të së djathtës. Ai shprehu bindjen se në grupin parlamentar të FRD-së pas 23 qershorit do të ketë edhe përfaqësues nga qarku i Elbasanit. Shqipëria, qytetarët dhe veçanërisht brezi i ri kanë nevojë për një politikë të re që pas ripërtëritjes së parlamentit të ndërtojë një shtet për të gjithë qytetarët. Ndërsa Artin Kovaçi që prin listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit shprehu kënaqësinë që kandidon nën logon e FRD-së në zgjedhjet e 23 qershorit. FRD, – tha ai – është për një shtet të fortë dhe demokraci reale në mënyrë që ti mundësojë Shqipërisë anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›