Topi reagon ndaj Enciklopedisë Maqedonase
“Këto janë momente të cilat nuk vijnë nga lajthitjet akademike. Këto vijnë si pasojë e një bashkëpunimi patologjik të segmenteve të caktuara të politikës me qarqe akademike. Ata që merren me trajtimin e historisë duhet të jenë shumë të vëmendshëm për të vazhduar, për të reaguar ndaj qarqeve okulte të cilët ende jetojnë apo punojnë në zyrat ende me pluhur të ish- Jugosllavisë komuniste", tha presidenti Topi, në fjalimin e mbajtur me rastin diplomimit të brezit të tretë të studentëve të Shkollës Shqiptare të Politikës.