Ushtria kolumbiane vret më shumë se 40 rebelë
Sulmi i ndërmarrë në provincën qendrore të Tolimas përbën një nga goditjet më të fuqishme ndaj guerriljeve marksistë të FARK-ut, të cilët janë zmbrapsur drejt zonave rurale nga masat e sigurisë të ndërmarra nga presidenti Alvaro Uribe, i mbështetur edhe nga SHBA.
Një lider lokal i FARK-ut, i njohur si Jeronimo, mund të ketë mbetur i vrarë gjatë bombardimit të sotëm, deklaroi për një radio lokale guvernatori i Tolimas, Oscar Barreto.
Sipas burimeve nga forcat e sigurisë të qeverisë, grupi gueril, që dikur numëronte 17 mijë anëtarë, tani ka vetëm nëntë mijë luftëtarë.