Topi replikon me Berishen

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka deklaruar pasditen e së premtes se gjatë ushtrimit të detyrës së tij, që nga marrja e mandatit, ka respektuar me rigorozitet Kushtetutën.
Nga Pogradeci, Topi i është përgjigjur një akuze të bërë një ditë më parë nga kryeministri Sali Berisha, duke krahasuar politikën me një lojë futbolli.
“Në futboll e shoh veten mesfushor. Në politikë s’e kam shkelur kurrë Kushtetutën dhe ligjet. Do vazhdoj të kryej detyrat e mia”, ka deklaruar Topi.
Reagimi i kreut të shtetit erdhi pasi një ditë më parë kreu i qeverisë e akuzoi se kishte shkelur betimin e tij.