Topi rrefehet ne Fiks Fare

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar nga redaksia e emisionit “Fiks Fare”, ka komentuar një seri cështjesh që kanë prekur por edhe tronditur opinionin publik.
Fillimisht, kreu i shtetit ka komentuar ngjarjen e 21 janarit të vitit të kaluar, ku mbetën të vrarë katër persona dhe që pas pak ditësh do të bëjë plot një vit.
“Ka qenë një ngjarje e hidhur, që askush nuk do të dëshironte ta përjetonte, pasi brenda një dite kemi parë dy pamje, sulm institucioneve dhe të vrarë e të plagosur”, ka deklaruar Topi.
“Tani kjo cështje i ka kaluar drejtësisë dhe Për partinë time flasin të gjithë përvec meje. Duhet të vendoset njëherë nëse do të shkohet në atë linjë dhe pastaj të shihet demokracia
Bamir Topi
President i Republikës së Shqipërisë unë shpresoj që ajo të bëjë gjënë e duhur. Ky është një moment shumë i dhimbshëm, por unë besoj se janë po aktorët e shtetit që janë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, që besoj se do të marrin vendimin e duhur”, ka thënë ai.
Më pas, zoti Topi është pyetur, me pak humor, nga prezantuesit e emisionit satiriko-investigativ nëse do të votonte kryeministrin Berisha apo kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli për president.
“Eksperienca ka treguar që vota e presidentit nuk është e fshehtë. Pavarësisht cfarë shpreh unë, janë të tjerët që shprehen në emrin tim. Edhe kur transparenca është e fshehur, atë e bëjnë të tjerët duke e modifikuar”, është shprehur Topi.
Pyetjet pikante të Sajmirit dhe Doktorit kanë vijuar, dhe në njërën prej tyre presidentit i është kërkuar një opinion mbi opsionin nëse presidenti do të varej nga kryeministri.
“Deri tani nuk parashikohet që presidenti të ketë vartësi nga kryeministri, por nëse bëhen ndryshimet kushtetuese, kjo edhe ndodh”, është përgjigjur presidenti.
Ai ka nënvizuar se nuk do t’i drejtohet për një mendim Gjykatës Kushtetuese për rastin e opsionit të zgjedhjes së presidentit, që kërkon tre raunde.
“Sipas ligjit dhe Kushtetutës, presidenti ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, por këtë e kanë edhe palët politike. Unë nuk do ta shfrytëzoj si president këtë atribut, duke qenë se e kanë edhe të tjerët. Presidenti është garant i Kushtetutës, por dihet që është gjykata ajo që e mbron atë”, ka theksuar kreu i shtetit.
Më tej, kreu i shtetit është pyetur edhe mbi zërat që sa vijnë e konfirmohen për partinë e tij të re, lidhur me të cilën ka dhënë një përgjigje të prerë.
“Për partinë time flasin të gjithë përvec meje. Fakti që këtë lajm e kanë gazetat dhe nuk e kam unë... Duhet të vendoset njëherë nëse do të shkohet në atë linjë dhe pastaj të shihet demokracia”, ka thënë Topi.
Ndërsa marrëdhëniet mes tij dhe kryeministrit, duke iu përgjigjur interesit të moderatorëve, ai i ka komentuar kështu: “Nëse do t’i analizoni, referojuni dokumentacionit që ka Top Channel në vite. Para meje kanë qenë edhe të tjerë presidentë dhe mund të verifikoni se cilat kanë qenë marrëdhëniet”.
Nuk ka munguar pa u prekur edhe cështja e pronave, e në vecanti infrastruktura e institucioneve që menaxhojnë këtë cështje, ALUIZNI dhe AKKP-ja.
“Është një cështje që e kam ngritur vazhdimisht. Infrastruktura zhvillohet aty ku janë problemet. Mesa duket nuk ka shumë probleme tek pronat e ish-pronarëve, që kanë mbetur me “ish” përpara dhe me letra nëpër duar. Shumë prej tyre janë plakur gjykatave dhe s’kanë marrë asgjë”, ka thënë Topi.
Përvec cështjeve politike, presidenti ka folur edhe për vetë emisionin “Fiks Fare”, duke vlerësuar punën e tij ndër vite, në vecanti denoncimet e aferave korruptive të zyrtarëve.
“Unë do ta vlerësoja “Fiksin” për një vecori, ju keni futur në sfond humorin por keni qenë një mekanizëm transparence të admirueshme. Qytetarët shohin edhe vërtetësinë e atyre gjërave që nuk arrijnë të dalin në sipërfaqe. Ju keni vlerësimin tim si qytetar”, ka vlerësuar Topi, i cili ka marrë edhe një cmim simbolik nga redaksia e emisionit të transmetuar në Top Channel.