Topi, takim me Withers në Presidencë

Kreu i shtetit, Bamir Topi po zhvillon një takim me ambasadorin amerikan John Withers. Takimi nisi në Presidencë në orën 10:00.
Temë e takimit pritet të jetë situata politike në vend.
Katër ditë më parë, kreu i shtetit zhvilloi një tjetër takim me amabasorin Withers si dhe me ambasadorin e Spanjës, Montobbio, ambasadorin e KE-së, Lohan dhe zëvendëskryeministrin Meta për situatën aktuale politike.
Ditën e djeshme, kreu i shtetit, duke iu referuar mundësisë së një zgjidhje, nënvizoi se duhet të dialogojnë të dyja palët. Ai theksoi se është i gatshëm të ulë sërish palët në tryEzë, por nuk mund t'i detyrojë ata për zgjidhje.