E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballsh,20 të tjerë në spital nga helmimi


Edhe 20 persona të tjerë janë dërguar në spitalin e Ballshit,për shkak të helmimit me të njëjtat simptoma si bashkëqytetarët e tjerë.
Burime nga spitali rajonal thanë se personat e shtruar vuajnë nga dhimbje barku, të vjella dhe simptoma të tilla.

Që nga dita e premte 170 persona janë shtruar në spitalin e Balshit e Fierit për shkak të helmimit.

Analizat ende nuk kanë dalë për të përcaktuar shkaqet e këtij helmimi masiv.
Dyshohet se shkaktar kryesor është ndotja e ujit të pijshëm, çka ka detyruar autoritetet që të marrin masa, duke bllokuar furnizimin me ujë dhe duke nisur hetimet.
Banorë të Ballshit në një prononcim për "Ora News" deklaruan se dyshojnë se uji i pijshëm është përzier me ujrat e zeza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›