Topi, takim me krerët europianë në Shqipëri

Kreu i shtetit, Bamir Topi do të zhvillojë takime me krerët europianë në Shqipëri. Topi do ketë takim me ambasadorin e Spanjës, vendi i cili mban Presidencën e radhës së BE-së, Manuel Montobbio dhe ambasadorin e KE-së, Helmut Lohan.
Takimi është njoftuar se do të zhvillohet në orën 12:00 në Presidencë. Në qendër të diskutimeve pritet të jetë situata politike në vend e greva e urisë së opozitës.