Rama:Duhen lehtësi në hetimin e zyrtarëve

Në 1 vjetorin e krijimit të gjashtë njësive të përbashkëta Hetimore që funksionojne pranë Prokurorive të Shkodrës, Durrësit, Vlorës, Fierit, Korçës dhe Gjirokastrës, Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama tha se prokurorët duhet të kenë më shumë lehtësi në hetimin e zyrtarëve.
"Duhet të kalojmë pengesat që hasim në hetimin e zyrtarëve të lartë", ka deklaruar Ina Rama.
Ajo theksoi se treguesit për këto njësi janë premtues. "Këto njësi janë krijuar për të luftuar korrupsionit. Treguesit e deritanishëm janë shumë premtues", u shpreh ajo.
Ndërsa ministri i Financave, Ridvan Bode, i pranishëm në takim, është shprehur se qeveria ka dhënë gjithë mbështetjen e saj për njësitë task forcë.
"Zyra e parandalimit të pastrimit të parave ka bllokuar 4 milionë euro dhe ka dërguar për hetim 190 raste", ka pohuar Bode.
Avenir Peka, zëvendësministër i Brendshëm tha se ministria e Brendshme është e angazhuar për bashkëpunim në luftën e përbashkët për korrupsionin.
Ylli Allushi, zv/drejtori i SHISH deklaroi se detyrat për ezaurimin e çështjeve konkrete duhet të jenë të përcaktuara.