E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi takon Arvizunë: Nesër vendosim për koalicionet

Gazeta Shqip

bamir topi frdKryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Në përfundim të këtij takimi, Topi ka theksuar se FRD do të vendosë ditën e nesërme se në cilin koalicion do të marrë pjesë.

Ishte një bisedë pune dhe pse jo, midis miqve. Le tia lëmë ditës së nesërme për të njoftuar. Do ketë të reja deri nesër, tha Topi.

Duke iu referuar situatës së krijuar më KQZ, Topi e ka cilësuar një turp faktin që Parlamenti e trajton KQZ-në si një çështje partish, duke shkelur kështu sipas një nga parimet bazë të demokracisë.

KQZ nuk mund të ndryshojë pas miratimit në Kuvend. Është një gafë dhe defekt i parlamentit, që çështjen e KQZ e trajton si çështje partish. Ky është një defekt i rëndë i perceptimit të demokracisë, u shpreh më tej ai.

22 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Topi takon Arvizunë: Nesër vendosim për koalicionet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›