E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi takon Becirovicin Mirepresim hapjen e ambasades boshnjake

Presidenti Bamir Topi priti dje ne nje takim kryetarin e Dhomes se Perfaqesuesve te Parlamentit te Bosnje-Hercegovines Denis Becirovic. Gjate ketij takimi kreu i shtetit tha se vendi yne mirepret hapjen e ambasades boshnjake ne Tirane.

Presidenti Topi dhe zyrtari i larte boshnjak shprehen gjithashtu interesin per intensifikimin e bashkepunimit ne disa fusha si ne ekonomi turizem etj. Gjate bisedes Presidenti Topi nenvizoi rendesine e procesit te integrimit evropian te te gjitha vendeve te rajonit ballkanik por edhe interesin e pales shqiptare per lehtesimin e levizjes se lire te qytetareve ne te dy vendet.

Nga ana e tij kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve te Parlamentit te Bosnje-Hercegovines hodhi idene e vendosjes se nje linje direkte avioni mes Sarajeves dhe Tiranes gje qe do te zgjeronte komunikimin dhe rritjen e marredhenieve ekonomiko-tregtare me perfitime te perbashketa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›