E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi takon ambasadorët e huaj në Tiranë

Presidenti Topi ka takuar sot në Pallatin e Brigadave ambasadorët e huaj në Tiranë. Në fjalën e tij kreu i shtetit në lidhje me situatën politike në vend theksoi se është i bindur se forcat politike do të dinë të kalojnë problemet që reflektohen në debatin që nuk shkon me standartet e kërkuara.
"Për ne është e domodoshme të ndjekim me regorizitet standartet dhe kjo vlen për politkën, administratem, ekonominë dhe gjithçka" theksoi Topi duke shtuar se në frymën e këtij komunikimi miqësor i siguron ata se e institucionet e Shqipërisë do të përballojnë detyrimet në rrijte që do t'i shërbejnë mirëqënies së popullit dhe në përmirësimin e marrëdhënieve me vendet e tyre.
"Jam i bindur se do të ndërtojmë një botë më të qetë dhe të sigurtë për popujt tonë për një të ardhme më të bukur për fëmijët tanë" theksoi Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›