E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Thellim marrëdhëniesh me Rusinë

Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksander Prishepov ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, në mbyllje të mandatit të tij katërvjeçar në vendin tonë.
Gjatë takimit, ambasadori rus tha se ishte shumë i kënaqur që kishte shërbyer në Shqipëri, ku, siç u shpreh ai "nuk u ndjemë aspak të huaj".
Ambasadori Prishepov dhe kryetarja Topalli theksuan rëndësinë e nxitjes e shkëmbimeve ndërparlamentare dhe u shprehën optimistë për zhvillimin e marrëdhënieve edhe në këtë fushë duke pasur parasysh ndjenjat e simpatisë së ndërsjellë që ekzistojnë mes dy popujve.
"Rusia është një faktor shumë i rëndësishëm politik dhe ekonomik në nivel global dhe unë dua t'ju falënderoj për vullnetin e treguar në këtë drejtim," tha znj. Topalli. Po sot, Topalli ka pritur në një takim edhe ambasadorin e Ukrainës Valery Tsybukh, i cili i përcolli një ftesë të kryeparlamentarit ukrainas, Volodymyr Lytvyn, për të vizituar Shqipërinë dhe për t'i hapur rrugë shkëmbimeve të mëtejshme ndërparlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›