E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi u dorëzon flamurin olimpistëve

Gazeta Shqip

Mbrëmja Gala

Në mbrëmjen gala për nder të olimpistëve që do të marrin pjesë në Londër 2012, Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, u ka dorëzuar 11 sportistëve flamurin kuqezi, i cili do të valëvitet në ceremoninë hapëse më 27 korrik, në kryeqytetin britanik. Të pranishëm ishin 11 sportistët, trajnerët e tyre, anëtarët e delegacionit dhe të ftuar të tjerë nga fusha të ndryshme. Në fillimin e grumbullimit para olimpiadës u paraqitën vetëm gjysma e sportistëve, por tashmë grupi është kompletuar, pasi edhe ata që po stërviteshin jashtë vendit i janë bashkuar pjesës tjetër të ekipit kombëtar. Në ceremoninë e hapjes së Londër 2012, flamurin shqiptar do ta mbajë peshëngritësja Romela Begaj.

Topi u dorëzon flamurin olimpistëve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›