E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenca stoliset me tapete të kuq. Gardistët nisin provat

Ylli Pata

Protokolli

Mbyllet axhenda e ceremonialit. Kushtetutën, Nishanit ia dorëzon Bashkim Dedja

Ylli Pata

Selia e Presidencës së Republikës është stolisur nga dita e djeshme me tapete të kuq dhe është instaluar tribuna VIP e vendosur përballë shkallëve qendrore të institucionit. Drejtues të Gardës së Republikës dhe stafi i Protokollit të Shtetit kanë nisur dje provat për ceremoninë e 24 korrikut ku do të marrë detyrën Presidenti i ri i Republikës, Bujar Nishani. Toga e nderit, që do të kryejë të martën e ardhshme ceremoninë e inaugurimit të kreut të shtetit, për tri orë ka zhvilluar marshimin ceremonial, në mënyrë që më datën 24, gjithçka të jetë perfekte. Ndërkaq, po dje është mbyllur dhe drafti i axhendës, e cila është bërë me dy kopje, një në shqip dhe një në anglisht që i është shpërndarë trupit diplomatik. Pika që nuk ishte mbyllur, u vendos dje dhe është caktuar që kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, do ti dorëzojë Kushtetutën, Presidentit Bujar Nishani. Gjithçka do të nisë në orën 18:30 në sallën e seancave plenare të Parlamentit, ku Presidenti Nishani do të bëjë ceremoninë e betimit, përpara deputetëve, ndërkohë që kreu i Kuvendit, Jozefina Topalli, do të lexojë formulën e betimit. Pas betimit në Kuvend, kreu i ri i shtetit do të niset drejt selisë së Presidentit, ku do të hyjë me eskortë jo nga dera qendrore, por nga krahu i zyrave. Nga ora 19:00 deri më 19:25 në selinë e Presidencës mbërrijnë trupi diplomatik dhe të ftuarit. Tribuna A rezervohet për titullarët e përfaqësive diplomatike, ndërsa Tribuna B dhe ajo qendrore C për personalitetet e larta shtetërore dhe miqtë e ftuar. Ndërkaq, për 15 minuta, Presidenti aktual, Bamir Topi, dhe Presidenti i ri, Bujar Nishani, do të qëndrojnë në zyrën e kreut të shtetit, në një takim ceremonial të dorëzimit të detyrës. Më pas, në orën 19:29 nis ceremonia zyrtare, ku dy presidentët dalin përpara derës qendrore. Pesë minuta më pas, ekzekutohet Himni Kombëtar dhe flamuri qendror i ngritur. Pas himnit, Ministria e Mbrojtjes do të simulojë 21 të shtëna topi, me interval kohor, 30 sekonda nga njëra-tjetra. Truproja e nderit do të parakalojë para Presidentit Bujar Nishani. Pas dorëzimit të Kushtetutës nga kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, Presidenti Nishani, do të mbajë fjalën e inaugurimit, e cila zgjat më pak se 10 minuta. Më pas zhvillohet ceremonia e largimit të Presidentit Bamir Topi, i cili do të shoqërohet me katër motoçikletat ceremoniale dhe nga xhami i hapur mbrapa, përshëndet me dorë të gjithë të ftuarit e Tribunës A, kryesisht të trupit diplomatik. Më pas kreu i shtetit, Bujar Nishani, bashkë me Zonjën e Parë, djalin dhe vajzën do të bëjnë foton ceremoniale, për të kaluar më pas në pritjen e posaçme në sallën Skënderbeu.

PROGRAMI I CEREMONISË

E martë, 24 korrik 2012, ora 18.30

PARLAMENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Salla e Seancave Plenare (Rruga e Elbasanit)

18.30. Ceremonia e betimit t Sh.T.Z. Bujar Nishani, Presidentit t Zgjedhur t Republiks.

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

19.00-19.25. Mbërritja e të ftuarve dhe sistemimi i tyre në tribunat përkatëse. Tribuna A rezervohet për titullarët e përfaqësive diplomatike, ndërsa Tribuna B dhe ajo qendrore C për personalitetet e larta shtetërore dhe miqtë e ftuar. Protokolli i Shtetit bën pritjen e të ftuarve në hyrje të Presidencës të cilët ecin në këmbë dhe vendosen në secilën nga tribunat A, B si dhe tribuna qendrore C, sipas skemës përkatëse.

19.15. Mbërritja e Presidentit të Republikës Sh.T.Z. Bujar Nishani në Presidencë. (Hyrja do të bëhet nga krahu i zyrave të Presidencës)

Takimi i Presidentit të Republikës Sh.T.Z. Bujar Nishani me ish- presidentin e Republikës Sh.T.Z. Bamir Topi.

19.29. Ish-presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bamir Topi bashkë me Presidentin e Republikës Sh.T.Z. Bujar Nishani, dalin nga zyra dhe drejtohen drejt hyrjes kryesore të Presidencës.

19.30. Të dy presidentët zënë vend në krye të shkallëve të Presidencës shoqëruar nga drejtori i Protokollit të Shtetit sipas skemës përkatëse.

19.35. Ekzekutohet Himni Kombëtar nga Banda e Ushtrisë, i pasuar nga 21 të shtëna topi me interval 30 sekonda nga njëra-tjetra. Gjatë gjithë kohës, Flamuri Kombëtar qëndron i ngritur.

19.38. Truproja e Nderit parakalon para Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani.

19.40. Z. Bashkim Dedja, Kryetari i Gjykats Kushtetuese, lëviz drejt Presidentit të Republikës Sh.T.Z. Bujar Nishani, për ti dorëzuar në mënyrë simbolike Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kryetari i Gjykats Kushtetuese thot: I nderuar z. President, kam nderin tju dorëzoj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Z. Bashkim Dedja i dorëzon Kushtetutën Presidentit të Republikës Sh.T.Z. Bujar Nishani.

19.44. Fjala e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani.

(e përkthyer në anglisht është shpërndarë për trupin diplomatik).

19.55. Largimi i ish-presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bamir Topi nga Presidenca. Sh.T.Z. Bamir Topi dhe Sh.T.Z. Bujar Nishani përshëndeten me shtrëngim duarsh. Sh.T.Z. Bamir Topi përcillet deri në fund të shkallëve te makina nga drejtori i Protokollit t Shtetit. Makina e ish-presidentit shoqërohet nga katër motoçikletat ceremoniale dhe nga xhami i hapur mbrapa, përshëndet me dorë të gjithë të ftuarit e Tribunës A, kryesisht të trupit diplomatik.

20.00 Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bujar Nishani së bashku me Zonjën e Parë dhe fëmijët zënë vendet e tyre në shkallët e Presidencës. Presidenti i Republikës, djathtas Zonja e Parë, majtas vajza dhe në krah të Zonjës së Parë, djali. Mundësi për foto. Pas përfundimit të fotove, Presidenti i Republikës dhe Familja e Tij, lëvizin drejt sallës ku do të bëhet pritja me rastin e marrjes së detyrës. (Të ftuarit priten në hyrjen e sallës Skënderbeu të Presidencës nga Protokolli i Shtetit, ku përshëndeten dhe urojnë Presidentin e Republikës).

Presidenca stoliset me tapete të kuq. Gardistët nisin provat burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›