E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi udhëton nesër drejt Kroacisë

Gjatë ditës së nesërme, presidenti i Republikës, Bamir Topi do të udhëtojë drejt Kroacisë në një vizitë zyrtare.
Gjatë qëndrimin në Zagreb, Topi do të jetë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri kroat, Ivo Josipoviç dhe gjithashtu do të ketë takime bilaterale me homologë të tij nga rajoni, me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën Rajonale, Shtefan Fyle, si dhe me Nënsekretarin e Shtetit amerikan, Xhejkob Lju.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›