E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca: Takimet në vijimësi të tryezës së dialogut

Presidenca ka bërë publike takimet e zhvilluara sot nga presidenti Bamir Topi me Berishën, Ramën si dhe ambasadorët Lohan e Montabio.
"Këto takime u thirrën nga Kreu i shtetit shqiptar në vijimësi të tryezës politike të së shtunës dhe të kërkimit e gjetjes së pikëtakimeve mes pozitës dhe opozitës. Këto takime, që synojnë vazhdimin e dialogut të nisur në tryezën e ditës së shtunë", thuhet në njoftimin për shtyp.
Megjithëse, Berisha ashtu sikurse edhe Rama kanë rikthyers edhe një herë qëndrimin e tyre, nga presidenca nuk bëhet e ditur se deri ku kanë arritur negociatat dhe nëse palët kanë rënë dakord.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›