Topi uron Gauk:Forcim marrëdhëniesh dypalëshe

Presidenti Bamir Topi
TIRANE- Presidenti, Bamir Topi ka uruar permes nje mesazhi Presidentin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë, Joahim Gauk. Topi ka vleresuar fillimin e mandatit te Gauk si ngjarje shumë pozitive për kombin gjerman, që do të influencojnë edhe në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona.
“Dëshiroj të shpreh vlerësimin tim më të lartë për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në përpjekjet e saj drejt integrimit euroatlantik si dhe në përfshirjen e saj sa më të shpejtë në familjen e madhe evropiane. Theksoj gjithashtu vendosmërinë e madhe dhe seriozitetin që shteti shqiptar do të tregojë në rrugën drejt integrimit në Bashkimit Evropian, për të fituar sa më parë statusin kandidat për anëtarësim”- thuhet ne mesazhin e Topit.
Kreu i shtetit shqiptar ka shprehur besimin se miqësia, partneriteti dhe bashkëpunimi i frytshëm midis Shqipërisë dhe Gjermanisë do të vazhdojnë të konsolidohen e të zhvillohen më tej, në interes të begatisë së dy popujve.