Ish të përndjekurit, ulet 10 vjet mosha për dëmshpërblimin
Komisioni i ligjeve ka votuar vetëm me votat e mazhorancës, ndryshimet në projektligjitin “Për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë”.
Sipas këtyre ndryshimeve, mosha e përfitimit të këtij dëmshpërblimi do të ulet me 10 vjet dhe do të përfitonin nga ky vendim të gjithë ish- të përndjekurit të cilët kanë vuajtur burgimin gjatë regjimit komunist, e që aktualisht janë 75 vjeç.
Sipas qeverisë, ky vendim merret për t`i ardhur në ndihmë ish të përndjekurve të cilët jetojnë edhe sot e kësaj dite pas persekutimit të regjimit komunist.