Topi uron Nishanin

Përmes një mesazhi telefonik Topi përshëndeti vendimin e Parlamentit për zgjedhjen e z. Nishani me 73 vota në krye të shtetit shqiptar. Në mesazhin e kreut aktual të shtetit thuhet: “Presidenti Topi i uron Nishanit suksese në detyrën e re”.
Zgjedhja e Bujar Nishanit në Presidencë u përshëndet edhe nga kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Volfarth. “Zgjedhja e z. Nishani si President i ardhshëm i Shqipërisë është lajm i mirë. Ne e çmojmë punën e vendosur të Ministrit për shtetin e së drejtës, në projekte të shumta me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri. Jam i bindur se dija e tij e thellë dhe përvoja e gjerë do të bëjnë që ai t’i shërbejë vendit të tij në mënyrën më konstruktive”, thekson ambasadori Volfarth.
Nëpërmjet një njoftimi për medie, edhe përfaqësuesi i BE-së në Shqipëri, Etore Sekui, uroi Bujar Nishanin për zgjedhin e tij si President i Republikës së Shqipërisë. “Përgëzoj z. Bujar Nishani për zgjedhjen e tij si President i Republikës së Shqipërisë. Dëshiroj t’i uroj z. Nishani suksese si President, post i cili përfaqëson unitetin e popullit dhe konsolidon pavarësinë e institucioneve shtetërore dhe ndihmon vendim”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e ambasadorit Sekui.
/Start/
2012-06-11 20:31