Bujar Nishani, Presidenti i ri i Republikës

Në raundin e katërt të votimit, në unison të plotë votash brenda gjirit të shumicës qeverisëse, z. Nishani bëhet kështu Presidenti i gjashtë i Republikës me 73 vota pro, 1 kundër dhe 2 të pavlefshme.
Deputetët e opozitës bojkotuan votimin, ndërsa kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, votoi me fletë bosh, duke e bërë votën e tij të pavlefshme.
Ndërkohë, tërhoqi vëmendjen fakti që deputeti socialist, Kastriot Islami, ndryshe nga deputetët e partisë së tij, votoi. Edhe kryetari i Partisë Fryma e re Demokratike, Gazmend Oketa, hodhi votën e tij.
Deputeti i zgjedhur nën siglën e LSI-së, Dritan Prifti, nuk mori pjesë në votim.
Nishani ishte propozimi i maxhorancës, pasi kandidati i mëparshëm, Artan Hoxha, u tërhoq nga gara pak para votimit parasiten e sotme.
/Start/
Presidenti, nis votimi për Bujar Nishanin
Tiranë (17:30) - Nis seanca plenare për raundin e IV për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ku pas tërheqjes së Artan Hoxhës, mazhoranca ka propozuar Bujar Nishanin.
Në këtë votim pritet t’i jepet fund kësaj maratone të gjatë për zgjedhjen e Presidentit të ri, i cili do të ketë vetëm mbështetjen e mazhorancës, të cilës i mjaftojnë vetëm 71 vota për ta shpallur Nishanin president dhe për të shmangur një raund të pestë.
Deputetët e Partisë Socialiste ndodhen në Kuvend porse nuk po votojnë.
Sekretariati përbëhet nga Viktor Gumi, Arenca Trashani dhe Armando Subashi.
Mblidhen firmat për Nishanin, Berisha paralajmëron deputetët!
Tiranë (17:17) – Komisioni parlamentar i Ligjeve ka përmbyllur takimin në lidhje me kandidaturën tjetër të mazhorancës, duke kandiduar Bujar Nishanin për postin e Presidentit të vendit.
Për Nishanin kanë firmosur 26 deputetë, midis tyre edhe Ilir Meta.
Ndërkohë, kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar mbledhjen e grupit pa praninë e medieve, duke paralajmëruar se nëse do të ketë rrjedhje votash, atëherë sonte në orën 23:00 do të zhvillohet raundi i pestë për zgjedhjen e Presidentit. Berisha tha se nëse do të ketë dështim, atëherë që prej ditës së nesërme vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja në vend.
Patozi: Kandidati për President Bujar Nishani
“Dëshiroj të konfirmoj lajmin se kandidatura është tërhequr nga gara. Mazhoranca është e vendosur që ta bëjë vendin me President të Republikës. Kandidatura tjetër do të jetë zoti Nishani”, tha Patozi. Ai shtoi se seanca e Parlamentit do të zhvillohet në orën 17:00 të pasdites.
style="font-weight: bold;"span style="font-weight: bold;" bold;"="">Artan Hoxha dorëhiqet nga gara presidenciale
Komisioni i Ligjeve “kalon” Hoxhën në Parlament
Tiranë (11:05) – Komisioni parlamentar i Ligjeve, miratoi raportin që formalizon kandidaturën e z. Artan Hoxha për postin e Presidentit të Republikës, të cilën do t'ia paraqesë seancës plenare të Kuvendit në raundin e IV-t të votimit për zgjedhjen e Kreut të Shtetit. Kandidatura ka marrë 40 firmave të deputetëve, ku në krye të listës është kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi.
Deputetët e opozitës morën pjesë në seancën, ku përveç deputetes Ermonela Felaj që votoi kundër, deputetët e tjerë opozitarë abstenuan. Sipas rregullores parlamentare, deri në ora 09:00 të ditës së sotme procedura ishte e hapur për të paraqitur kandidaturat, ndërsa pas kësaj ore fillonte detyrimi i komisionit të Ligjeve për të marrë në shqyrtim kandidaturat eventuale dhe për t'i paraqitur raportin përkatës seancës plenare të Kuvendit. Tashmë pritet votimi në Parlament dhe sot pritet të zgjidhet Presidenti i ri i vendit.
Tiranë (10:02)– Partia Socialiste ka vendosur që të jetë i pranishëm në seancën parlamentare të Kuvendit, por që nuk do të marrë pjesë në votim. Ky është vendimi i marrë nga grupi parlamentar socialist i mbledhur gjatë ditës së sotme. Ndërkohë, në Kuvend po mblidhen firmat për kandidatin Artan Hoxha dhe komisioni i Ligjeve po harton raportin për t’ia dërguar Kuvendit.
Tiranë (08:18)– Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot Presidentin e ri të vendit. Kandidati Artan Hoxha, pritet të drejtojë shtetin pesë vitet e ardhshme. Ky kandidat nuk ka marrë konsensusin e opozitës, por gëzon mbështetjen e partive të mazhorancës, asaj Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Pritet që votimi të kalojë pa problem, pasi mazhoranca i ka të sigurta 71 votat që kërkon ky raund për zgjedhjen e Presidentit të vendit. Emri i Artan Hoxhës doli mbrëmjen e shkuar në publik pas dështimit të negociatave midis mazhorancës dhe opozitës. Kandidatura gjeti mbështetjen e partive të mazhorancës.
Ky është raundi i katërt, pas dështimit të tre raundeve të para që zgjedhja e Presidentit kërkonte 84 vota. Deri në raundin e tretë, në garë ishte anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori. Ai dha dorëheqjen nga kandidimi të premten e shkuar pasi nuk kishte gjetur mbështetjen e opozitës. /S.Ll/Start/
2012-06-11 18:58