E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi uron bektashinjtë për Sulltan Novruzin

Presidenti Topi i ka dërguar një mesazh Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhit, në të cilin shpreh urimet më të mira me rastin e Festës së Sulltan Novruzit
Në urimin e tij për Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve presidenti Topi thekson se "përmes jush të gjithë besimtarëve bektashinj shqiptarë kudo ndodhen, urimet e mia më të përzemërta për ditë të mbara plot shëndet, begati dhe mirësi"!
"Në këtë fillim pranvere, besimtarët bektashinj shqiptarë festojnë lindjen e Imam Aliut, që simbolizon për ta rigjallërimin e besimit tek vepra dhe fuqia e Zotit e bashkë me të, rigjallërimin e shpirtit dhe të shpresës për jetën, për të ardhmen. Edhe në këtë ditë, të gjithë shqiptarët janë bashkë për të kremtuar, e për t'i shprehur njëri-tjetrit urimet më të ngrohta dhe mesazhet e paqes, të dashurisë, të mirëkuptimit dhe të harmonisë, po ashtu të besimit tek mirësia dhe tek dashuria njerëzore. Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit!" - thuhet në mesazhin e Kreut të shtetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›