Topi uron të krishterët për Krishtlindje

Topi u dërgoi një mesazh për Festën e Krishtlindjes, Arqipeshkvit të Metropolit Tiranë-Durrës, Imzot Rrok Mirdita dhe Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumtërisë së Tij, Anastas Janullatosit.
“Për besimtarët e krishterë shqiptarë, Krishtlindja është një ditë e bekuar dhe përbën një traditë të mirë për të treguar dashurinë për të afërmin, mbështetjen për ata që kanë nevojë, kujdesin ndaj familjes, ndihmesën ndaj të varfrit, mirënjohjen e sinqertë për njeriun e përkushtuar ndaj punës”, shkruan Topi.
Më tej, në telegram thuhet se “është e rëndësishme që këto vlera njerëzore të trashëgohen nga brezat e rinj, të cilët me veprimtarinë e tyre do t’i sjellin vendit begati dhe një të ardhme të suksesshme. Është e rëndësishme që këto vlera të dominojnë sidomos sot, kur një pjesë e popullsisë po përjeton momente të vështira për shkak të përmbytjeve, për të dëshmuar edhe një herë se në të mirë e në të keq, ne shqiptarët jemi përkrah njëri-tjetrit pa asnjë dallim”./Start/
2010-12-24 16:46
[