E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzime me fondet për personat me aftësi të kufizuar

Sipas tyre, me fondet që i akordohen kësaj kategorie ka abuzime në  sistemin e pagesës së paaftësisë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi te Kufizuar, Sinan Tafaj, theksoi se në disa rrethe ka pasur vonesa me shpërndarjen e pagesave të paaftësisë.

Ai akuzoi bashkitë e komunat se s'po bëjnë asnjë përpjekje për të krijuar mundësi të barabarta, në arsimim, punësim e strehim për personat me aftësi të kufizuar. “Nevojitet një reformë e thellë në fushën e pagesave me aftësi të kufizuar”, tha Tafaj.Në këtë kategori përfshihen 133 mijë persona në të gjithë vendin./S.Ll/Start/

                                                                                             2010-12-24 16:45
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›