E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi vonon dekretimin e dy ministrave të rinj

Por, duket se kreu i shtetit po i vonon dekretimet. Megjithatë, në bazë të Kushtetutës, kreu i shtetit ka 7 ditë afat për të bërë dekretimet.

Gjatë ditës së sotme zhvillohet seanca e fundit parlamentare për këtë sesion, ku mund të votoheshin edhe dy ministrat e rinj të kabinetit qeveritar. Dy ditë më parë kryeministri propozoi Eduard Halimin si ministër të Drejtësisë dhe Aldo Bumçin si ministër të Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve.

Dy emrat e rinj erdhën, pasi ministrat e mëparshëm kandiduan në zgjedhjet lokale, përkatësisht ministrit i Brendshëm, Lulzim Basha kandidoi për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, post të cilin e ka fituar tashmë, ndërsa ish-ministri i Kulturës dhe Turizmit, Ferdinand Xhaferi kandidoi për kryetar të Bashkisë së Durrësit, ku humbi përballë kundërshtarit nga Partia Socialiste. /Start/

                                                                                             2011-07-21 08:52
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›