E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi, zonjat Rama dhe zerobazja humbin gjyqin me Bashën dhe lajthitin me një librari

Topi as nuk e dinte se ku dinte e se ku shkonte rruga Durrës – Kukës, i rrinte asaj larg dhe e fshihte kundërshtimin e tij. E detyroi që ta shihte këtë rrugë, presidenti i nderuar i Kosovës z.Fatmir Sejdiu. Aty e pa Topi se çfarë artileri ekonomike kombëtare, sociale, ekonomike, etj, ishte ky projekt. Por në vend që t’i vinte gishtin kokës, të turpërohej për qëndrimin e tij prej zezomi ndaj kësaj rruge, intensifikoi goditjet për Lulzim Bashën, ministrin e kësaj rruge. Ai jo vetëm që nuk e ndaloi, orientoi e pengoi por nuk bëri as detyrën kushtetuese e ligjore të tij që të shihte që akuzat e prokurorisë ishin monstruoze. Më keq e nxiti ai prokuroren duke i dhënë garanci që ajo të vazhdonte çmendurinë hetimore se ai do ta mbronte. Dhe ajo që mesa duket ose nuk del në punë fare ose është e papërgjegjshme për gjithçka që bën ose e detyruar në atë pikë sa duhet të zbatojë patjetër urdhra antikombëtarë, vazhdoi hetimin me marrëzitë më keq se tek çështja “Fazlliç”, apo tek këto kopil-llëqet me mua.
Tani Topi, Rama e Prokurorisë dhe rambashkia (vjedhës profesionist fondesh për rrugët) kanë shkuar për shkuar për lesh dhe janë në një pozitë qesharake e të turpshme e të urryer nga mbarë opinioni, i cili tashmë po e dallon dorën e zezë me 5 gishta: Topi, Rama. Rama, zerobazja dhe Serbia. Këtu janë të gjithë këta hanëmgërdecët, por për të zezën e tyre nga zelli i drakulës për t’u shëruar nga leproza atij iu drejtuan edhe librarisë së Fahri Balliut, bënë edhe një mashtrim tjetër duke përgojuar edhe një qytetar fisnik dhe duke i ambalazhuar së bashku këto tregojnë se të gjitha çështjet mediatike që nis drakula i takojnë shprehjes “u mbars mali e polli një mi”.
Sigurisht këta nuk mund ta duronin librarin se ajo nuk është për pykat e për më shumë akoma ajo është një vepër fisnike kulturore që u bë me sakrificë. Dha kulturë, dha edukatë, dha qytetërim dhe nuk dha fitim.
Për hir të së vërtetës, ai përfundimisht merobaze nga kaluar në zerobaze dhe në zerobaze po shkon gjithë strategjia e Ramës për të anatemuar e bërë pis mazhorancën.
Fazlliçi vajti te hiçi. Fahriu iu dhuroi iu dhuroi nga një “xhilet” të ndryshkur dhe Basha u  vuri nga një tapë në vrimat ajërmarrëse.
Çdo ditë dhe çdo orë që kalon qytetarët shqiptarë po bëhen të përgjegjshëm, po binden e po shohin me sytë e mendjes së tyre se falsifikatorët e fakteve dhe hapësit e çështjeve pa çështje janë këta të pestë, aksionarët e firmës “Zgjedhjet t’i fitojë Rama”. Të tjerët janë të gjithë tellallë, nëpunës, shërbëtorë, shambellanë qilarkërkues dhe me kurriz nga dielli. Të tjera gjëma do t’u vinë orë pas ore e jo muaj pas muaji.
Topi nuk do ngushëllohet dot më as me Kresh – mikun as me feridenë, ka problemin e fëmijëve ilegalë, tashmë beteja i është afruar te ndërmarrja. Të shohim sesi ata që punojnë aty do fillojnë ta trajtojnë sepse ka marrë edhe ai nga leproza e drakulës ose zerobazes.
Dëgjo zeron se te zero je duke shkuar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›