E Diel, 1 Nëntor 2026

TopiDo te realizojme demokracine reale

Fryma e Re Demokratike zyrtarizoi hapjen e degës së Sarandës. Kreu i FRD-së Bamir Topi i tha qytetarëve sarandiotë, 'se angazhohemi për një politikë ndryshe ku çdo qytetar duhet të jetë i përfaqësuar larg klientelizmave'.

"Do demokratizojme institucionet dhe do i japim frymemarrje shtetit te se drejtes", ishte premtimi zotit Topi, i cili tha se  ky është një element i domosdoshëm për t'i dhene fund tranzicionit te tejzgjatur.

Sipas Bamir Topit, është për ardhur keq qe ne kete 100-vjetor Shqiperia gjendet ende pa statusin kandidat. Në vijim të fjalës së tij kreu FRD-së u shpreh se politikat tona ekonomike do te harmonizojne politikat shteterore dhe inisiativat personale per ti dhene fund spontanitetit te zhvillimit. "Kemi ardhur ne politike per te qendruar gjate dhe per te realizuar me cdo shqiptar nje demokraci reale" deklaroi Topi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›