Horner Red Bull me mire se Ferrari

Christian Horner po kalon një nga momentet më të mira të karrierës së tij profesionale. Shefi i skuderisë Red Bull po bëhet gati për të festuar titullin e dytë radhazi kampion të pilotit të tij, Sebastian Vettel, në një vit ku të dy makinat austriake po dominojnë këtë kampionat.
“Demi po paraqitet më mirë se kali”, u shpreh Horner duke iu referuar skuderisë italiane Ferrari.
Më pas, në deklaratat për formula1.com, Horner lavdëroi Vettel: “Është e pabesueshme se si Vettel i përballon kritikat. Të gjithë ata që thonë se ai nuk është një pilot kushedi se çfarë ose janë të verbër ose mbyllin sytë. Jemi krenarë që e kemi në ekip dhe shpresojmë që të qëndrojë me ne sa më gjatë në mënyrë që të festojmë sa më shumë tituj.”
Gjithashtu, Horner vlerësoi edhe pilotin tjetër të Red Bull, australianin Mark Webber.
“Webber mund të mundë këdo, përjashto Vettel. Nuk duhet nënvlerësuar. Webber gjendet në të njëjtën skuderi me një kampion të madh si Vettel dhe njerëzit bëjnë gabim kur krahasojnë këta dy pilotë”, shtoi Horner.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Formula 1 Massa-Hamilton, sherr pas garës
Në mes të sesionit të intervistave pas përfundimit të garës, Lewis Hamilton po i përgjigjej pyetjeve të një gazetari kur Felipe Massa e ndërpret për ta qortuar pas aksidentit që britaniku i McLaren shkaktoi gjatë Cmimit të Madh të Singaporit, aksident që detyroi pilotin e Ferrarit të hynte në bokse. F1, Singapor, Vettel në pole position
Sebastian Vettel ka rezultuar sërish i pari në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Singaporit, në Formula 1. F1, Hamilton: Vettel ka qenë i jashtëzakonshëm
Lewis Hamilton, piloti i McLaren Mercedes, është shprehur se Sebastian Vettel, kryesuesi i kampionatit botëror të Formulës 1, është treguar i jashtëzakonshëm gjatë këtij sezoni. F1, Massa: Duam ta mbyllim suksesshëm
Pas Çmimit të Madh të Formula 1, në Monza, botërori do të vijojë në Japoni, një objektiv i qartë i Ferrarit dhe Felipe Massa-s.
F1, Kubica: Rekuperimi po ecën mirë
Robert Kubica, piloti polak i Formulës 1, po vazhdon me procesin e rekuperimit pas aksidentit shumë të rëndë që pësoi në 6 shkurt me një makinë rally në Itali dhe rikthimi i tij në gara është ende i paqartë.
Lajmet kryesore
Topi: Unë në bulevard, Berisha në bllok
Presidenti deklaron kthimin në politikë
Bulqizë, minatorët dalin nga greva e urisë
Ruçi: Paktin, pastaj ligjet
Enti Rregullator po shqyrton kërkesat e kompanive CEZ, KESH dhe OST
Korçë, biznesi hap dhe mbyll aktivitetin