Topsport.bg: Shqiptaret me me shume “legjionare”

Nga Bullgaria, Eris Karagjozi
Albania-sport- "Ne nuk kemi lojtare qe luajne ne Serie A apo ne France, kurse ato (Shqiptaret) kane Maradonen!!!" – shprehet topsport.bg
Bullgaria do te luaje perballe Shqiperise ne Sofje. Ndeshje shume e rendesishme per rrugen e kombetares Bullgare drejt Euro 2008. Pavarsisht, pershtypjeve te pergjithshme qe Shqiperia nuk ka "yje", ato vijne ne Sofie me 14 lojtare qe luajne jashte vendit. Hristo Stoichkov ka ne grupin e tij vetem 12 lojtare te tille, kurse 10 te tjeret jane nga kampionati bullgar. Ai ka thirrur lojtare te CSKA-se, Levskit, Liteks, dhe Lokomotiv Sofia, kurse kolegu i tij Oto Baric therriti lojtare vetem nga tre skuadra te kampionatit shqiptar – Dinamo, SK Tirana dhe Vllaznia.
Interesant eshte fakti se kroati legjendar Baric nuk therriti asnje futbollist te kampionit te Shqiperise, Elbasanit. Kjo eshte nje surprise e vertete kur dihet se Elbasani u be kampion i Shqiperise per here te pare pas vitit 1984.
Futbolliste te 31 skuadrave evropiane do te jene ne stadiumin "Vasil Levski" te merkuren ne mbremje. Kombetarja bullgare nuk ka lojtare qe luajne ne kampionatin Francez apo ne Serine A ( Valeri Bozhinov luan per Juventus ne Serine B ). Pervec Bozhinovit , Stoichkov do hedhe ne fushe nje tjeter lojtar qe luan ne kategori me te ulta. Behet fjale per Kishishev , qe luan per Leeds ne "Championship" (divizioni i dyte) ne Angli. Shqiptaret gjithashtu kane dy lojtare qe militojne ne kategori me te ulta. Edmond Kapllani luan me Karlsruhe ne divizionin e dyte gjerman , ndersa mbrojtesi Blerim Rustemaj luan ne skuadren e dyte te Borussia Monchengladbach ne Regionaligat gjermane.
Yjet e Shqiperise, Erjon Bogdani (Chievo) dhe Lorik Cana (Ol. Marseje) e rrisin dukshem klasin e kombetares Shqiptare, pasi prej shume vjetesh luajne ne Itali e France. Bullgaret mund te mburren me 4 lojtare qe luajne ne Angli, sic jane Berbatov, Stilian Petrov, Kishishev dhe Todorov.
Te ben pershtypje qe Stoichkov dhe Baric disponojne me futbolliste qe luajne ne shtate shtete te ndryshme , pervec atyre qe luajne ne Shqiperi e Bullgari. "Legjioneret" bullgare luajne ne Angli, Itali, Gjermani, Turqi, Rusi, Serbi dhe Kine. Futbollistet Shqiptare luajne ne Gjermani, France, Itali, Austri, Ukraine , Qipro dhe Greqi. Mbrojtja e bullgareve perbehet nga futbolliste qe luajne ne kampionatin bullgar. Stoichkov ka thirrur gjashte mbrojtes, pese nga te cilet luajne ne kampionatin vendas, dhe vetem Kishishev luan jashte vendit.
Ndryshe nga Stoichkov, Baric mban shpresat e tij tek nje mbrojtje me me shume "legjionere", tre nga te cilet luajne ne Ukraine.
Ndryshimi i madh mes dy kombetareve quhet Jahmir Hyka. Talenti 19-vjecar, me nofken "Maradona Shqiptar", per momentin mbron ngjyrat e grandit grek Olympiakos. Gjate pauses dimerore ai kaloi nga nje tjeter skuader e fuqishme europiane sic eshte Rosenborg ne Greqi, dhe tek ai mbahet shpresa e madhe e te ardhmes se futbollit shqiptar.