Nini dhe Kone fitojnë me Danimarkën U-21

Dash Frashëri
Albania-sport - Greqia U-21, në formacionin e së cilës luajnë dy shqiptarët e natyralizuar si greke: Sotir Nini dhe Panajot Kone, fitoi 2-1 miqësoren me Danimarkën, në takimin e luajtur sot në Neapolis të Athinës. Nini e nisi lojën nga minuta e parë dhe në të 54' u zëvendësua nga Tsiampuris, ndërsa Kone u hodh në fushë nga trajneri i Greqisë U-21, Aposporis në minutën e 71, duke zënë vendin e Petropoulos. Golin e parë të takimit e shënoi Danimarka në të 27' me një autogol të grekut Sokrati Papastathopoulu, por Shpresat greke barazuan në fund të pjesës së parë më anë të Hrsitos Aravidhis në të 44'. Në pjesën e dytë golin e fitores e shënoi Grigori Mako në minutën e 62. Greqia bën pjesën në grup me Shqipërinë në eliminatoret e Kampionatit Europian U-21, ku marrin pjesë edhe Italia, Kroacia, Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe. Takimet Shqipëri-Greqi do të luhen së pari në Athinë dhe ajo e kthimit në Tiranë.