Toptan në Prizren, takon komunitetin turk

Prizren, 7 korrik NOA-Kryetari i Kuvendit të Madh të Republikës së Turqisë, Koksal Toptan, në ditën e tretë të qëndrimit në Kosovë, vizitoi rajonin e Prizrenit ku u takua me banorë të komunitetit turk.
Ju jeni ura jonë lidhëse midis Kosovës dhe Turqisë", u tha Toptan banorëve të komunitetit turk duke vlerësuar shembullin e angazhimit të tyre në institucionet e vendit.
Toptan u takua edhe me ushtarët turq të KFOR-it në këtë qytet.
Komuniteti turk, i cili përfaqësohet me një ministër në qeveri dhe tre deputetë në Kuvend, mendojmë se është një shembull pozitiv për një Kosovë shumetnike e shumëkulturore, e cila garantohet me planin e Ahtisaarit, theksoi dje Toptan në parlamentin e Kosovës.
m.i/NOA