E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumira e fundit për mbretin e Pop-it

"Ishte babai më i mirë në botë. Qëkur kam lindur , babai im ishte babai më i mirë që mund të imagjinohet. Dua vetëm të them se te dua shumë babi", kanë qenë këto fjalët e thëna nga vajza e ikonës së muzikës pop, Michael Jackson, Paris Katherine Jackson e cila me lot në sy iu drejtua të pranishmëve të mbledhur në ceremoninë e lamtumirës për këtë këngëtar të madh. "Dalja e vogëlushes përpara publikut , por edhe para teleshikuesve ishte një surpizë", shkruajnë mediat e huaja, duke shtuar se fjala e saj krijoi emocione të mëdha. Me disa nga këngët e tij më të famshme të risjella në interpretim nga artistë të famshëm e të pranishëm në përshendetjen e fundit me Jacksonin, ka përfunduar ceremonia funerale dhe e lamtumirës për Michael Jackson. Ndër këngët që u kënduan në kor spikatën: "We are The World' dhe "Heal the World". Jermaine e Marlon, dy nga vëllezërit e Michael Jacksonit, organizuan të pranishmit në emër të familjes, e cila u ngjit e tëra në podiumin e vendosur në Staples Center. Familja dhe fansat e tij , i kanë dhënë lamtumirën Michael Jacksonit me fjalë përshendetëse dhe me sy të përlotur. Në memorial kënduan emra të mëdhenj të muzikës, të rinj dhe të vjetër, të cilët kanë kujtuar kolegun e tyre. Ndër ta ishin, Maria Carrey, Jennifer Hudson, Usher, Steve Wonder, e shumë te tjera duke i shtuar kësaj liste edhe personazhe të tjera të njohura nga fusha të tjera të jetës si basketbollisti Shaquille O'Neal, aktorja Brouke Sheals, përfaqësues të komitetit të njerëzve me ngjyrë në Senat. Vëllai i tij Jermaine, ka thënë se do t'i mungojë shumë Jackson . Ndërkaq Komiteti Drejtues i Zezakeve në Senatin Amerikan zyrtarisht e ka shpallur Michal Jackson legjendë të muzikë pop gjatë koncertit memorial që u zhvillua në Stapes Center. Këngëtarë, sportistë dhe aktorë me zemër të thyer kanë deklaruar se Michael Jackson ka qenë frymëzim i tyre për karrierën e secilit. Këngëtari i njohur u varros në Los Angeles ne varrezat "Forest Lawn " ndërsa arkivoli i tij u ekspozua në qender të Staples Center. Ceremonia publike në kujtim të Micahel Jackson është transmetuar live nga shumë media vizive botërore, por edhe nepërmjet internetit. Familjarët e Jacksonit ishin veshur me te zeza dhe kostumet e tyre ishin stiluar nga Donatella Versace, vellezërit e Jacksonit mbanin gjithashtu edhe një dorezë të vetme, në shenje respekti për vëllanë e tyre, një simbol për të sjelle në kujtesë edhe look-un e të ndjerit. Nderime gjatëm memorialit u dhanë edhe në emër të ish presidentit te Afrikës së Jugut, Nelson Mandela dhe këngëtares Diana Ross. Në Staples Center ndodheshin me shumë se 18 000 persona ndërsa janë prezantuar këngë dhe videoklipe , kërcime, dhe imazhe të Michael Jacksonit. Këngëtari u nda nga jeta si pasojë e një infarkti në zemër në 25 qershor në Los Angelos në moshën 50 vjeçare. Presidenti Barack Obama, i cili ndodhej për një vizitë në Rusi tha se ai ishte një nga këngëtarët dhe figurat më të mëdha të gjeneratës sonë, ndoshta të çdo gjenerate dhe se ai ishte nje bërthamë e kulturës amerikane. Jackson kishte tre fëmijë Prince Michael, 12 vjeç, Paris, 11 and Prince Michael II, 7 vjeç. Sipas policisë më shumë se 250,000 njerëz u grumbulluan përreth qendres Staples ndërsa ceremonia është parë në miliona njerëz nga e gjithë bota.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›