E Diel, 1 Nëntor 2026

Torino dhe Inter “përzënë” Asllanin, ja skuadra ku mund të mbyllë sezonin ylli kuqezi

Aventurës së Kristjan Asllanit te Torino duket se i ka ardhur fundi, e ardhmja e tij duket gjithashtu shumë larg Interit, megjithatë interesi i skuadrave të Serie A për të mbetet i madh.

Mediat italiane raportojnë se Asllani mudn ta mbyllë këtë sezon te skuadra e Parmës ose e Sasuolos të cilat kanë shfaqur interes për mesfushorin kuqezi.

Të dyja skuadrat e Seria A janë në nevojë, për një mesfushor me karakteristikat e Asllanit siç raportohet nga “Sportitalia”. Vetë Interi ndërkohë e sugjeroi te Fiorentina, që më parë shfaqte interes për Asllanin.

Asllani e refuzoi kategorikisht Sasuolon gjatë verës. Po ashtu të njëjtën gjë bënte edhe me ofertat, që mbërrinin nga jashtë Italisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›