E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmet në Venezuelë dhe arrestimi i Maduros, ambasada amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e Donald Trump

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me sulmin e SHBA-së në Venezuelë dhe arrestimin e Presidentit venezuelian, Nicolas Maduro.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, ambasada ka shpërndarë një mesazh të Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili thekson angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të siguruar një drejtim të ri për Venezuelën.

Postimi i Trump që ndau në rrjetet sociale ambasada amerikane në Tiranë:

 “Do të sigurohemi që [Venezuela] të drejtohet siç duhet. Do të rindërtojmë infrastrukturën e naftës… Do të sigurohemi që edhe njerëzit që u detyruan të largoheshin nga Venezuela nga ky bandit të jenë nën kujdes.” – Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald J. Trump.

Reagimi i ambasadës vjen pas zhvillimeve të fundit në Venezuelë dhe arrestimit të kreut të shtetit venezuelian nga autoritetet amerikane.

/vizionplus.tv 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›