Torino nis bisedimet per Migjen Bashen
Torino ka nisur punën për të siguruar plotësisht shërbimet e lojtarit të kombëtares shqiptare, Migjen Basha.
Mesfushori shqiptar cilësohet si një nga shtyllat e skuadrës për edicionin e ardhshëm të Serisë A dhe drejtori sportiv, Petraki, ka besim se gjithçka do të zgjidhet siç duhet në favor të Torinos, që zotëron 50 për qind të kartonit të Bashës.
Gjysmën tjetër të kartonit e ka klubi tjetër i Serisë A, Atalanta dhe ndërkaq mes palëve po bisedohet për të gjetur një zgjidhje.