Kristiano Ronaldo mohon rinovimin me Realin

“Të gjitha lajmet mbi rinovimin tim me Realin janë të pavërteta”.
Ky ka qenë Tëeeti I lëshuar nga Kristiano Ronaldo që ka trazuar jo pak ujëra tek Reali dhe I ka dhënë shpresa pretendentëve që e duan atë në skuadër.
Kjo fjali e tij e thjeshtë dhe e shkurtër ka krijuar një problem jo të vogël pasi ai ka përgënjeshtruar jo më pak se numrin 1 madrilen, Florentino Perezin që pritet të fitojë pasnesër një mandat tjetër.
Janë 58 milionë njerëz që e pëlqejnë faqen e tij në Tëeeter dhe që e kanë lexuar mesazhin e tij të shkurtër, por të saktë.
Mançester Junajtid besohet se mund të japë 75 milionë euro për portugezin, ndërsa Monako deri në 100 milionë si dhe një rrogë deri në 23 milionë euro në sezon.
Gjithsesi, Ronaldo mund të jetë duke bërë presion ndaj Realit që në kontratën e re, që parashikohet deri në 2018, t’i japë të drejtë të ketë për vete 100 për qind të të ardhurave nga imazhi, pra nga kontratat sponsorizuese personale.
Portugezi luan prej 4 vjetësh në Madrid dhe ka shënuar 202 gola në 199 ndeshje deri tani.