E Enjte, 5 Nëntor 2026

Torino shokon Milanin

Milani humbi 2 me 1 përballë Torinos në transfertë, në ndeshjen e javës së 12 të Seria A.

Një ndeshje për t’u harruar për kuqezinjtë, të cilët regjistruan humbjen e dytë sezonale në kampionat.

Në pjesën e parë djemtë e Piolit shoerdoruan dy raste flagrante per gol qe ne fillim te gabuara nga Leao.

Me pas u ndëshkuan me dy gola, të cilët u shënuan nga Djidji në minutën e 35 dhe brenda dy minutash gjeti rrjetën edhe Miranchuk.

Në fraksionin e dytë, kuqezinjtë reaguan vetëm në minutën e 67 me një kundërsulm të shpejtë, ku Junior Messias u tregua i vëmendshëm duke lënë  portierin mbrapa e duke shënuar me një portë të boshatisur.

Por, ky gol nuk i shërbeu për asgjë Milanit, që tashmë zbret në vendin e tretë të klasifikimit me 6 pikë më pak se kryesuesit e Napolit.

Ndërkohë që mbrëmjen e së hënës, Verona do të presë Romën, ndërsa Monza, Bolognën. Të gjitha përballjet transmetohen ekskluzivisht në Tring.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›