E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tornado Obama viziton zonat e goditura

“Oklahoma do të ngrihet sërish dhe për këtë do të mbështet nga i gjithë kombi”. Ky ishte mesazhi i dhënë nga presidenti Barack Obama gjatë vizitës në zonat e prekura nga tornado e javës së kaluar.

Obama vizitoi rrënojat që la pas tornado shkatërrimtare dhe pa nga afër pasojat e lëna në komunitetin e qytetit Moore. 24 persona humbën jetën si pasojë e tornados, 375 të tjerë u plagosën dhe rreth 3 mld dollarë përllogariten dëmet e shkaktuara. “Si amerikanë ne do të ofrojmë mbështetje për këta njerëz që u prekën nga tornado, dhe ne e mbajmë fjalën”, tha Obama. Ai përgëzoi zyrtarët lokalë dhe sidomos stafin e shkollave që shpëtuan dhjetra jetë njerëzish duke mos llogaritur jetën e tyre. Ndërkohë, në qytetin e prekur u organizua një ceremoni përkujtimore në nderim të viktimave të tornados. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›