E Martë, 3 Nëntor 2026

Tornitorja e parë e Zadrimës, gruaja që bënte “punë burrash” edhe sot nuk ndahet nga tornoja

Para 42 vitesh Luke Gazulli nga Dajçi i Lezhës, ishte vajza e vetme që zgjodhi të bëjë “punë burrash”.

Ajo u bë tornitorja e parë nga Zadrima duke thyer mentalitetin e kohës. 

Sapo mbaroi shkollen mekanike në Shkodër menjëherë iu përkushtua profesionit të tornitores, të cilin e konsideron shumë të vështirë, madje sakrificë.

Lukja thotë se e dashuron zanatin që i kushtoi jetën, ndaj edhe sot nuk ndahet nga shpirti nga tornoja. 

Edhe sot në moshe 68-vjeçare Luken e gjejmë sërish duke punuar në repartin e saj të vogel ngjitur me shtëpinë. Tornon vijon ta ketë funksionale. 

Ajo thotë se bën punë të vogla, më shumë nga pasioni sesa përfitimi. ” Ka kërkesa po, pa lekë nuk të lë kurrë” thotë ajo.

Me punën e saj Luke Gazulli ka mbajtur familjen e saj për 42 vjet. Zanatin e saj ajo ua ka trashëguar edhe dy djemve të saj, ndërsa ka një apel për brezin e ri. “Ky vend mund të nxjerri më shumë profesionistë të aftë”.

Luke Gazulli mund të konsiderohet shembulli më pozitiv i gruas së fortë dhe punëtore, e cila ruan dhe përcjell të njëjtën dashuri për profesionin, si 42 vjet më parë..

Gazetare Heriselda Dyrmishi

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›