Torres, heroi i Liverpulit
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të, “Të kuqtë” kanë arritur të dalin me pikë të plota nga përballja me kundërshtarët direktë për vendin e katërt në “Vila Park”. Kur të dyja skuadrat duket se ishin të kënaqura me barazimin, Torres realizoi në minutën e tretë shtesë.Ky tripikësh largon “hijet” rreth të ardhmes së trajnerit portugez, stoli i të cilit ishte vënë në dyshim pas rezultateve të dobëta të ndeshjeve të fundit. Pas kësaj fitoreje, Liverpuli ngjitet në kuotën e 33 pikëve në vendin e shtatë, dy pikë më pak se Aston Vila në vendin e pestë.