Prifti: Po eksportojmë energji, situata nën kontroll
“Niveli në Fierzë e ka kaluar kuotën 291 metra, duke arritur një masë mbi normalen. Po e njëjta situatë është edhe në Koman dhe në Vaun e Dejës. Aktualisht po shkarkojmë vetëm në Vaun e Dejes rreth 300 m3 ujë në sekondë. Nuk kemi patur probleme në zonat e banuara”, deklroi Prifti për mediat. Ai shtoi se liqenet nga e cila prodhohet energji elektrike po shfrytëzohen për prodhim të rrymës, duke e eksportuar atë në vendet fqinje. “Në momentin që flasim po eksportojmë në Kosovë dhe në vende të tjera. OSSH dje ka importuar 80 megavat ndërsa gjatë natës e ka ndërprerë totalisht importin. Kanë nisur procedurat e tenderimit që në janar të eksportojmë deri në 6 milione kilovat orë energji në ditë”, tha ministri Prifti.