Torta e Pavarësisë, gati për 5 ditë
150 pastiçierë po punojnë për përgatitjen e saj
Edhe 5 ditë dhe torta gjigande e pavarësisë së Shqipërisë do të jetë gati.
Janë 150 pastiçierë që po punojnë për përgatitjen e pjesëve të tortës. Përgatitur për 100 vjetorin e pavarësisë, shega do të jetë shija e saj, që simbolizon rilindjen dhe bashkimin. Jo vetëm kaq por ajo do të stoliset me gjeten e ullirit që simbolizon paqen. Natyrisht ngjyra kuq e zi do të jetë mbizotërojë mbi ëmbëlsirën 4 ton.
Ndodh shpesh herë që lodhja të jep kënaqësi. Por këta mjeshtra ëmbëlsinë dhe kënaqësinë do jua çojnë kryeqytetasve në 27 nëntor për ta marrë në ditën e festës së madhe.
Për tortën “historike” nuk janë dashur pak, por mijëra kilogramë përzierës.
E vendosur në shkallët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit torta e pavarësisë është menduar simbolikisht për gjithë shqiptarët, të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës, për të kremtuar bashkërisht këtë festë gjithëkombëtare.