Spitali i Shkodres 50 mije euro per fazen e trete te punimeve
Ne spitalin e Shkodres do te vazhdojne serish punimet per rikonstruksionin dhe pajisjen e tij me aparatura dhe kjo fale marreveshjes se miratuar me Banken per Zhvillim te Keshillit te Evropes (CEBD). Ne mbledhjen e djeshme te qeverise eshte bere e ditur se kjo marreveshje eshte miratuar dhe se shpejti pritet procedurat e tjera per akordimin dhe levrimin e fondeve. " U vendos miratimi i marreveshjes se kontributit, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes per Zhvillim te Keshillit te Evropes (CEBD), per financimin e projektit "Rehabilitimi i Spitalit Rajonal te Shkodres, faza e trete", me nje grant prej 50 (pesedhjete) mije eurosh" thuhet ne vendimin e Qeverise. Spitali i Shkodres eshte i dyti spital ne vend i cili eshte i pajisur me aparatura te kohes se fjales se fundit, pas QSUT ne Tirane. Keshtu ne kete spital jane te vendosur skaner, rezonance dhe pak dite me pare u inaugurua edhe qendra e telemjekesise.