Torturat mbi një fëmijë martir. Regjimi sadist i Sirisë masakron 13 vjeçarin (FOTO)
I pastruar me kujdes dhe i mbushur me petale trëndafilash, trupi i Hamza Ali Al Khateb përgatitet për në banesën e fundit. Por edhe këto rituale nuk i fshehin dot plagët horror që ka marrë ai. Në moshën 13 vjeçare ai është bërë një nga viktimat më të reja të një regjimi të pamëshirshëm. Familja e tij nuk u lejua që të fliste, por prindërit postuan në YouTube pamjet e fëmijës së masakruar. Kjo bëri që babai të arrestohej. Në video shihen plumbat që i kanë depërtuar në trup, gjunjët e copëtuar dhe mungesa e organit gjenital. Gjurmë cigaresh janë gjithandej. Nuk janë ngopur me tortura, por i kanë prerë dhe gjenitalet, thuhet në postimin në YouTube. Pamjet janë aq të tmerrshme sa video u hoq nga platforma online.
Hamzai u arrestua nga forcat e sigurisë ndërsa protestonte në një fshat në provincën rebele të Darasë në Siri më 29 prill. Prindërit e tij pritën me ankth thuajse një muaj që të kthehej në shtëpi. Kur u kthye trupi i tij, ai nuk njihej më.
Vdekja e tij ka zemëruar më shumë protestuesit. Ata thonë se nuk do ndalen më.


