Toti, i gatshëm kundër Mançester Junaitid

ASA (Albania Sport Agency) - Francesko Toti është përfshirë në listën e skuadrës së Romës për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve me Mancester Junaitid.
Kapiteni 30-vjecar pati probleme me nervin shiatik, por mund të jet në gjendje të luajë kundër formacionit të Sër Aleks Fergusonit.
Mesfushori Simone Perrota nuk do të luajë në "Old Trafford" pas pezullimit për shkak të kartonit të marrë në ndeshjen e parë. David Pizaro do të jetë zëvendësuesi i tij.
Maks Toneto, i cili vazhdon të jetë i dëmtuar nuk u përfshi në listën prej 20-lojtarësh të Romës.
Trajneri i Romës, Luciano Spaleti është shumë entuziast pas fitores 2-0 të skuadrës së tij me Katanian, takim i luajtur në fushën neutrale të Leces dhe me dyer të mbyllura, pa shikuesë. Spaleti evidentoi sulmuesin të Kombëtare malazese Mirko Vucinic, i cili shënoi kundër Junaitid dhe Katanias. "Mirko ka bërë gjëta të bukura për ne si në ndeshjen kundër Katanias ashtu dhe kundër Mancesterit".
Midis lojtarëve që nuk e nisën ndeshjen nga minuta e parë kundër Katanias ishin Daniele De Rosi, Alesandro Mancini, Kristian Civu dhe Kristian Panuci. Roma fitoi ndeshjen e parë me Mancester Junaitid 2-1, takim i cili u shoqërua me incidente të mëdha midis dy tifozerive ku pati dhe të gjakosur.