E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylykbashi e Ndreka idhuj ne Krivij Rih

Nga Ledjo Seferkolli
Dy ish futbollistët e Partizanit, më saktë ish-kapiteni Dorian Bylykbashi dhe ish-mbrojtësi Henri Ndreka vazhdojnë të shkëlqejnë në kampionatin ukrainas. Edhe në takimin e javës së 21-të, dy futbollistët shqiptarë kanë qenë në fushë për 90 minuta, duke dhënë kontributin e tyre në fitoren e radhës të skuadrës së tyre të re Krivbas përballë Arsenalit të Kievit. Dorian Bylykbashi dhe Henri Ndreka janë aktivizuar për 90 minuta në takimin e së shtunës, ku paraqitja e tyre ka qenë në nivelet më të larta. Madje, nëpërmjet linjës telefonike nga Ukraina, Dorian Bylykbashi ka bërë të ditur se ka qenë shumë pranë golit të dytë, por portieri i miqve ja ka hequr kënaqësinë e golit të parë në kampionatin ukrainas. Me paraqitjet mjaft të mira të tyre në kampionatin ukrainas, Bylykbashi dhe Ndreka janë kthyer në idhuj të tifozerisë në qytetin Krivij Rih. Bylykbashi dhe Ndreka përsëri 90 minuta dhe përsëri fitore… Është e vërtetëte. Sot (Dje) kemi mundur Arsenalin e Kievit, duke konfirmuar faktin se në këtë pjesë të dytë të sezonit jemi ndër skuadrat më të mira në Ukrainë. Kemi fituar 1:0, por duhet thënë se rezultati të gënjen disi, pasi në të vërtetë kemi humbur shumë raste. Për sa i takon aktivizimit, mund të them se si unë dhe Ndreka po luajmë mirë dhe në këtë mënyrë me punë e kemi fituar dhe vendin në formacion. Dori, a e prisnit një pjesë të dytë të sezonit të tillë me skuadrën tuaj? Tani që gjërat janë të mbyllura dhe ne kemi marrë përsëri një tjetër rezultat pozitiv është më e lehtë të flasësh. Por, të themi të drejtën kemi punuar shumë në Turqi gjatë fazës përgatitore. Dhe gjithcka është frut i kësaj pune të zhvilluar. A e prisnit kaq shpejt ambjentimin me kampionatin ukrainas, duke qenë se ai ndryshon jo pak nga kampionati jonë? Dua të them se periudha e gjatë e fazës përgatitore e zhvilluar në Turqi na ka ndihmuar jo pak pasi aty ishin shumë skuadra ukrainase. Kjo na ndihmoi për të marrë disa të dhëna. Dhe për fat të mirë i kemi shfrytëzuar edhe në kampionat, ku na duket sikur luajmë prej kohësh. Duket se me skuadrën e Krivbas po shkoni shumë larg, më shumë ndoshta nda cfarë pritej… Nëse vazhdojmë me këto ritme jam i bindur se do të jemi pjesmarrës në kupën UEFA sezonin e ardhshëm. Me paraqitjet tuaja të mira si ti dhe Ndreka duket se jeni kthyer në idhujt e tifozerisë apo jo? Kjo është pak e vshtirë për t'u thënë, megjithatë e thashë edhe më lart se cdo gjë po e arrijmë me punë. ne mundohemi të bëjmë më të mirën tonën dhe për fat cdo gjë po shkon mirë. Në këto javë 2 herë jeni përfshirë në 11-shen më të mirë të javës. Jo pak për një futbollist që ka vetëm dia kohë në një kampionat të huaj? Më vjen vërtet mirë për një gjë të tillë, pasi është vlerësim i punës që kam bërë. Njëkohësisht është edhe një motivim më shumë për mua për të vijuar në këtë rrugë. Thatë se ishit shumë afër golit. Po në të vërtetë goli i parë kur do të vijë? Duhet ta kasha realizuar tashmë. Më vjen keq që nuk arrita të shënoj, pasi kisha një mundësi të artë në minutën e fundit. Tentova një parabol, por portieri i Arsenalit e kuptoi. Vërtet më erdhi keq, megjithatë them se edhe goli i parë do të vijë. Herët a vonë ai do të vijë. Po e mendoni kombëtaren? Cdo futbollist e mendon kombëtaren. Aq më shumë po të marrësh parasysh faktin se unë jam aktivizuar më parë me kombëtaren. Dëshira për të qenë përsëri pjesë e saj është e madhe. Një arsye pse zgjodha kampionatin ukrainas ishte edhe kombëtarja. Tani të shohim. Cdo gjë është në dorën e trajnerit Baric. Sigurisht pa harruar edhe veten, pasi na takon të bëjmë punën me klubin, pastaj të presim ndonjë lajm nga Shqipëria.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›