E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totozani Nderim piloteve

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka vizituar ushtarakët e Regjimentit të Forcave Ajrore në Repartin e Farkës duke i nderuar ata për misionin heroik që kryen gjatë stinës së ftohtë për përballimin e emergjecnave civile në zonën veriore dhe jug-lindore të vendit.

Operacionet e sukseshme tha Totozani, ndihma që ju dhatë për të shpëtuar jetë njerëzish në vështirësi, është akt i pacmuar dhe një shembull i pamatshëm solidariteti.

Në nder të pilotëve që morën pjesë në këto operacione, Avokati i Popullit i ka dorëzuar komandantit të Forcave Ajrore, kupën simbolike të institucionit të Avokatit të Popullit.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›