E Diel, 1 Nëntor 2026

Totozani takim me romët: Bllokimi i kanaçeve, kolaps

Qeveria duhet të marë masa të menjëhershme për përshirjen e komunitetit rom në sistemin tonë social. Kështu ka deklaruar Avokati i Popullit, Igli Totozani, gjatë një takimi me këtë komunitet në zonën e Tiranës së Re, pranë “ Pallatit me Shigjeta”, i cili ndau shtetësimin me banorët atje lidhur me aksionin e fundit të policisë bashkiake për sekuestrimin e mjeteve të punës për mbledhjen e kanaçeve.
 

“Kam ardhur të takoj bashkëqytetarët e mi. Jetojnë në kushte vërtetë të vështira, janë kategoria më e përjashtuar, janë jashtë sistemit tonë social. Ne do të bëjmë rekomandime legjislative që të bëhen pjesë e sistemit tonë social, që të kenë mundësi strehimi, arsimimi, punësimi, që të regjisttrohen. Nuk ka qytetarë të dorës së parë dhe të dytë, të gjithë duhet të përfitojnë nga mundësitë ekzistuese”tha ai.
 

Totozani në arsyetimin e tij, pavarësisht se mund të konsiderohet një aktivitet jo legjitim, ai u shpreh se ndalimi i menjehershëm i tij vë në rrezik jetën e këtij komuniteti,duke qenë një ndër të paktat alternativa me të cilën sigurojnë mbijetesën.
 

“Ne jemi për zbatimin e ligjit, por mbyllja e menjëhershme e këtij aktiviteti vë në rrezik të drejtën e jetës së tyre. Bashkia e Tiranës duhet të kuptojë sado që kjo është në zbatim të ligjit, shkakton një klauzolë tjetër të madhe, ndaj kërkon një mendim të madh. Këta njerëz janë jashtë sistemit, nuk përfitojnë nga shteti, nuk kanë asnjë akses në të mirat modeste të sistemit social shqiptar” theksoi Totozani.
 

Lidhur me pretendimet e komunitetit rom për ushtrim dhune dhe fyerje nga efektivët e Bashkisë, ai u shpreh se ky institucion po realizon hetimin e duhur lidhur me këtë rast, dhe së shpejti do të publikojë për mediat rezultatet e këtij hetimi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›