E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi për veriun: S`ka zgjidhje dualiste për serbët

Koncesionet për veriun shihen si rrezik për shembje të sistemit demokratik në vend.Qeveria e Kosovës ka vendosur t`i shpërfillë të gjitha strategjitë për integrimin e veriut që mund të bëhen nga qarqe të ndryshme ndërkombëtare, e që nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.
 

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi është zotuar se serbëve të veriut nuk do t`u jepet asgjë më shumë se serbëve që jetojnë në anët tjera të Kosovës.
 

Kuçi ka përjashtuar mundësinë që serbëve të asaj ane t`u garantohen mandate në Kuvend.
Por nëse Qeveria lëshon pe, përfaqësues të opozitës druajnë se Kosova do ta pësojë fatin e Bosnjës dhe të shumë vendeve të Lindjes së Mesme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›